“Egnatia është rivali ynë, por…”, Atanaskoski: Ju tregoj efektin “Shehi”

Në duelin direkt mes dy ekipeve favorite këtë sezon, Partizani-Egnatia, “demat” u ndalën në një barazim 1-1 edhe pse synimi i vetëm ishte fitorja. Megjithatë ky takim është hedhur pas krahëve dhe tani është momenti për derbin e kryeqytetit Dinamo-Partizani. Futbollisti i të kuqve, David Atanaskoski foli në prag të kësaj sfide:

Të gjithë e dimë se Egnatia ka ekip me cilësi, por ne jemi Partizani. Ishte një ndeshje e vështirë, por tashmë e kemi kaluar dhe jemi fokusuar te ndeshja e radhës ndaj Dinamos. Po punojmë shumë dhe besoj se do të bëjmë një performancë të mirë dhe të fitojmë.

Këtë periudhë Partizani ka ndryshuar shpesh trajnerë, por Atanaskoski nuk preferoi të komentojë gjatë këtë pjesë, e rëndësishme për të është që Shehi, trajneri aktual, ka sjell qetësi:

“Ndryshimet ndodhin në futboll dhe është normale. Nuk mund të flas shumë për ndryshimet, por mund të them që Shehi ka sjell qetësi në skuadër. Ne e dimë të gjithë çfarë duhet të bëjmë. Ndihemi mirë dhe po bëjmë maksimumin cdo ndeshje”.

Në lidhje me rivalët, mbrojtësi shtoi se për momentin, Egnatia është rivali i tyre kryesor, por nga gara nuk përjashton as ekipet e tjera:

Unë mendoj që Egnatia është rivali ynë këtë sezon. Por nuk duhet të nënvlerësojmë Tiranën dhe Vllazninë, pasi gjithnjë luftojnë për objektiva madhore. Mendoj që kjo do të jetë katërshja e finaleve.

Google search engine