Ervis Lila, i Riu nga Thanasaj që sot është planifikues urban, jeton e punon në Suedi! 🇦🇱🇸🇪🇪🇺

Ervis Lila, i Riu nga Thanasaj që sot është planifikues urban, jeton e punon në Suedi! 🇦🇱🇸🇪🇪🇺

Lexoni rrëfimin e tij shumë të sinqertë! You can do it!

Ervis Lila – Diplomuar ne U-Polis në degën Planifikim Urban në vitin 2013!

Janë 5 vite student në U-Polis por dhe një experiencë solide bashkë me të, experiencë që do të më shoqërojë në çdo hap që unë hedh. Sepse Polis është: Hapësirë e vërtetë për Mendim!

Tani do ndalem pak tek përvoja ime pas shkollës … Kalova nga një botë e “vogël” si familja, shoqëria dhe shkolla e mesme, ku dhe dëshirat ishin fillmisht të vogla. Por krejt papritur një ditë u gjenda në një univers të “madh” kompleks, fillimisht në Polis e më pas në Suedi! Në këtë realitet të ri nuk po e gjeja dot më veten dhe ëndrrat e mia evolonin. Shpesh isha konfuz, i paorientuar, dhe i papërgatitur për sfidat e medha në jetë dhe realitetin e ashpër shqiptar. Pas diplomimit në Shqiperi, nuk po e gjeja më veten për njohuritë dhe edukatën që kisha marrë në Polis, ndaj vendosa të largohem me pretendimin që kisha për të ndjekur një workshop 3-mujor në Suedi!

Në fakt nuk ishte aspak e vertetë, dhe une doja thjesht të perballesha me atë që më priste: me të panjohurën! Kështu mbërrita në Suedi, pa një plan , pa një mbeshtetje, pa një orientim, edhe pse isha formuar si planifikues! Për një muaj nuk isha asgjekundi, endesha rrugëve me shpresë por pa orientim! Në atë kohë kam fjetur edhe jashtë, pa të ardhura dhe pa një vend strehim. Pra edhe Suedia nuk ishte aq e bukur dhe sociale sa çthuhej!

Nuk e di se çfarë më ngrohte shpirtin dhe më ushqente besimin me shpresë dhe kaq fort sa në rastin tim! Por mbaj mend që kisha shumë shpresë që unë mund t’ia dilja dhe të ndryshoja fatin tim! Duke vënë në punë potencialin qe kisha dhe edukimin e mirë në Polis, kjo gjë më mbajti gjallë shpresën dhe besimin për ditë më të mira! Më kujtoheshin shpesh profesorët Sotir dhe Besnik, dhe një shprehje se aty ku nuk kishte më shpresë, aty ishte momenti i ringritjes, ose me saktë “aty ku mbaron dicka, aty është fillimi i dickaje tjeter”!

I kam jetuar 24 orë në 24 orë ditë-netët e asaj periudhe të vështirë! Këpucët më ishin ngjitur në këmbë, por potenciali im që unë fshihja (jo me dëshirë) në vetvete, ishte ndërkohë aq shumë i fortë sa as unë nuk e dija më parë. Isha gati të punoja 24 orë vetëm të më jepej mundësia, aq sa kisha harruar veten time, kohën e lirë që meritoja, kisha harruar vetëveten!

Pas një periudhe të madhe pune dhe investimi ja dola! Përvoja e Polis që të mos humbja shpresën, dhe të punoja fort më vlejti shumë. Shkurt unë vuajta për të patur një mundësi, por kur e mora atë përvoja e Polis më vlejti shumë krahas vullnetit tim të hekurt. Isha i sigurtë që kisha edukim dhe aftësi, por mundesinë ia krijova vetë vetes falë punës!

Suksesi pastaj më erdhi natyrshëm. Sepse nuk mendoja thjesht për “para e pasuri”. Mendoja per suksesin! Pra 4 vjet mu deshën të integrohesha me dinjitet dhe punë të ndershme në shoqëri, të merrja lejen e qendrimit në Suedi. Tani nuk jam më as i vetëm. Kam ndërtuar me krenari familjen time, dhe tashmë kam edhe dy femije: vajza 7 vjece , dhe djali 5 vjec. Jam i lumtur por kurrë nuk harroj si e nisa!

Kurrë nuk harroj vendin nga vij. Nuk mund të harroj as edukimin fantastik e mjaft të vlefshëm që mora në Polis për të qenë korrekt e serioz me veten! I jam shumë mirënjohës familjes sime, Universitetit Polis dhe punës së madhe që kam berë vetë! Sot madje kam biznesin tim të pavarur. Punoj fort sepse e di që suksesin dhe dështimin e ndan vetëm një vijë shumë e hollë ku vlerat personale dhe puna e përkushtimi, si dhe edukimi cilësor bëjnë diferencën.

I really 💚 POLIS ‼️
Ju dua shumë dhe ju uroj veç sukses!

#UPolis #PlanifikimUrban #PlanifikimdheGIS #Alumni

Ervis Lila ka studiuar në Universitetin Polis!

Google search engine