Ngjarje e vërtetë/ Si u dënua Kavajasi në 1990, pse ishte tifoz me Gjermaninë!

Botërori i vitit 1990 u zhvillua në Itali dhe u fitua nga Gjermania!

Në Kavajë kishte një tifoz të çmendur me gjermanët dhe pasi “panzerat” u shpallën kampionët e botës, ai doli në qytet duke brohoritur: “Doiçland, doiçland”. Në moment e kap sigurimi i shtetit diktatorial dhe e fusin në burg.

Pas disa ditësh e nxjerrin ne gjyq dhe gjyqtari e pyet nëse dëshironte ta lironin, (për shkakun se ai kishte 5 femijë),

– Hë na trego pak si ishte puna e Doiçlandit, apo ke qenë i dehur?

Tifozi i madh i gjermanëve i përgjigjet:

– Shoku gjyqtar, a e do drejtë përsa i përket gjermanëve? I ke muni, (inat) jepi hakun!

7 vite burg e dënuan, por fati ishte me të sepse ra sistemi dhe ai doli nga burgu brenda vitit.

Botëroret janë më shumë sesa ndeshje futbolli 😀

Google search engine