Teksa nuk kanë ngelur shumë orë nga protesta e opozitës, zbardhen detaje nga tubimi që do të nisë pasditen e sotme para Kryeministrisë. Gazetari Osman Stafa në një lidhje live për News24 nga Kryeministria, atje ku vijon puna për përfundimit e skenës që do të ngrihet për protestën, tha se fjalim nga distanca do të ketë ish-kryeministri Sali Berisha dhe figura të tjera të opozitës.
Ndër to janë kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Gazment Bardhi, deputeti Flamur Noka, ndërsa të pranishëm janë dhe aleatët opozitarë.
Sakaq, në proteste do të mungojnë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi, pasi ndodhen jashtë vendit për arsye personale.